75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / L A

Manchester Unitedi i jep dritën jeshile Napolit rreth transferimit të Hojlund

Rasmus Hojlund ka rilindur prej se i është bashkuar Napolit.

Danezi, ka shënuar 4 gola në 6 paraqitjet e tij me kampionët italianë, duke impresionuar edhe trajnerin e Napolit, Antonio Conte.

Por kampionët italianë janë aq të impresionuar me sulmuesin, saqë janë të etur ta shfrytëzojnë opsionin dhe janë në bisedime me Unitedin për të arritur marrëveshjen prej 38 milionë funteve.

“Djajtë e kuq” dëshirojnë ta shesin sulmuesin danez sa më shpejt të jetë e mundur me gjigantët anglezë do të kërkojnë të përfundojnë negociatat me Napolin në javët e ardhshme.

Pavarësisht se i kushtoi Unitedit 72 milionë £ nga Atalanta, ai arriti të shënonte vetëm 14 gola në 62 paraqitje në ligë.

Ata ishin aq të zhgënjyer me Hojlund, saqë vendosën të shpenzonin 66.3 milionë funte për ta sjellë Benjamin Seskon këtë verë./IndeksOnline/