75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 28 Tetor 2025 / L A

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave.

Braziliani, njihet për karrierën e tij te Barcelona, ku fitoi gjithçka përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2009 dhe 2015 si edhe fitoi me Juventusin dhe PSG-në, titujt atje.

Mirëpo reputacioni i tij u dëmtua pasi që ishte arrestuar në vitin 2022, ku sulmoi seksualisht një 23-vjeçare ku edhe u dënua me burg, por më pas ishte liruar këtë vit pasi që u shpall i pafajshëm.

Ndërsa sot pas këtyre ngjarjeve, Dani Alves, i është kthyer fesë ku tashmë është shndërruar në një pastor të një kishe në qytetin e Gironas, afër Barcelonës.

Alves, përfundoi karrierën e tij te UNAMI në Meksikë, por klubi ndërpreu kontratën pas arrestimit të tij./IndeksOnline/