75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 28 Tetor 2025 / S Z

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite, tre burra të arrestuar

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24-orësh janë evidentuar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë, një burrë është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje. Rasti po trajtohet në gjendje të lirë me vendim të prokurorit.

Në Klinë, një burrë është arrestuar pas një mosmarrëveshjeje ku dyshohet se ka kryer dhunë ndaj një gruaje. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj një femre dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Deçan, po ashtu një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovare. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skenderaj, një mashkull kosovar është arrestuar për dhunë ndaj një gruaje, testi për alkool ka rezultuar pozitiv dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, në Mitrovicë, është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, por i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.