75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 28 Tetor 2025 / L A

Hidhen poshtë zërat për një rikthim të Son-it në Evropë

Heung Min Son është lidhur me një rikthim në Evropë vetëm pak muaj pasi u largua drejt MLS-së.

Kjo pasi që sezoni i ri i MLS nis në mars të vitit të ardhshëm dhe disa lojtarë e shfrytëzojnë këtë pushim për të qenë në formë edhe për Botërorin e ardhshëm.

Këtë praktikë e kishin bërë edhe yjet si David Beckham, i cili u huazua në Milan në dy periudha dhe Thierry Henry i cili ishte rikthyer tek Arsenali, në vitin 2012.

Son ishte lidhur me një huazim te Milani, por kjo gjë nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Sipas Fabrizio Romanos, koreani nuk ka zhvilluar asnjë bisedim me Milanin apo edhe me klube të tjera italiane dhe se është i fokusuar vetëm te Los Angeles FC.

Son, në MLS ka bërë 10 paraqitje ku shënoi 9 gola dhe tashmë gjendet në play-off, ku do të përballet me Austin FC, skuadër ku luan ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni./IndeksOnline/