Gjeneralmajori i KFOR-it takohet me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq dhe shefin e mbrojtjes, gjeneralbrigadier Miodrag Vuksanoviq, në Ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe kontributi i vazhdueshëm i KFOR-it në stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Malit të Zi ndaj misionit të KFOR-it dhe profesionalizmin e personelit malazez të vendosur në KFOR, njofton zyra për informim e këtij misoni.
KFOR-i, tutje shton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij dhe të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si garantë të sigurisë.

