Policia e Kosovës gjen veturën e vjedhur në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arritur të zbardhë një rast të vjedhjes së një veture në Fushë Kosovë.
Ngjarja ishte raportuar më 25 tetor 2025, rreth orës 13:40, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar.
Sipas raportit zyrtar, automjeti i vjedhur është lokalizuar dhe gjetur, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, vetura do t’i kthehet pronarit ligjor.
Ndërkohë, ndaj personit të dyshuar po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit dhe përgjegjësive ligjore./IndeksOnline/

