75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / G T

I pafat Doue, lëndohet sërish dhe mungon disa javë për PSG-në

Një prej futbollistëve më të mirë në botë, Desire Doue është lënduar sërish.

Futbollisti francez pësoi një lëndim muskolar dje gjatë ndeshjes kundër Lorientit, shkruan Indeksonline

Ai u largua nga fusha me barelë, me shumë dhimbje dhe tejet i dëshpëruar.

Ky është lëndimi i dytë i tij gjatë këtij sezoni.

Raportohet se Doue do të mungojë disa javë shkaku i këtij lëndimi, duke humbur shumë ndeshje në ligë dhe në Champions./Indeksonline/