Kim Kardashian pretendon se ulja e NASA-s në hënë ishte e rreme: Pse valëvitet flamuri?
Ylli i reality show-t Kim Kardashian, ka thënë se beson në njërën nga teoritë më të famshme të konspiracionit, se ulja në hënë e vitit 1969 nuk ishte kurrë e vërtetë. Ajo e bëri këtë pohim në një episod të ri të serialit “The Kardashians”.
Kim ndau dyshimet e saj në sheshxhirimin e dramës ligjore “All’s Fair”, duke u përpjekur ta bindte aktoren Sarah Paulson të rishqyrtonte faktet historike, transmeton Indeksonline.
“Po të dërgoj një milion artikuj me Buzz Aldrinin dhe… atë djalin tjetër”, tha ajo, duke iu referuar Neil Armstrongut. Paulson u përgjigj shkurt: “Po, bëje.”
Pastaj Kim përshkroi një video që supozohej se konfirmonte dyshimet e saj: “Kjo vajzë e pyet atë: ‘Cili ishte momenti më i frikshëm?’ Dhe Aldrin përgjigjet: ‘Nuk kishte moment më të frikshëm sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi'”.

Më vonë, në një bisedë me producentët, Kardashian konfirmoi se ajo vërtet beson se njerëzit nuk kanë zbritur në hënë.
“Nuk mendoj se e bëmë. Mendoj se ishte e rreme”, tha ajo. “Kam parë disa video të Buzz Aldrinit duke thënë se kjo nuk ka ndodhur. Al vazhdon ta thotë”./Indeksonline/

