75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / MSH

“Punime të dyshimta”, reagon Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka apeluar Inspeksionin komunal dhe organt ligjzbatuese që të verifikojnë lejen ndërtimore të një objekti, që u ndërtua të shtunën në kampusin qendror të UP-së.

Përmes një reagimi zyrtar, UP-ja thotë se që nga 23 shtatori ka njoftuar Inspekdionin rreth këtyre punimeve të dyshimta, shkruan IndeksOnline.

“Universiteti i Prishtinës fton organet përgjegjëse komunale dhe shtetërore që nëse shtesa e objektit e ndërtuar para katër ditësh nuk ka leje, ta rrënojnë atë dhe ta kthejnë gjendjen ashtu si ishte para shtatorit 2025. Për më shumë, në hapësirën ku u shtua ky ndërtim ka dyshime të bazuara se zhvillohen edhe veprimtari të dyshimta që mund të mos kenë leje dhe nuk përkojnë me aktivitetet që duhet të organizohen në një kampus universitar”. thuhet në deklaratë.

Ky është reagimi i plotë:

Universiteti i Prishtinës një herë më shumë u bën apel dhe thirrje, këtë radhë edhe publike, Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës dhe të gjitha organeve ligjzbatuese të vendit, që të verifikojnë lejen ndërtimore për shtesën e një objekti që u ndërtua natën, të shtunën, më 25 tetor 2025, në kampusin qendror të UP-së, pranë objektit të Administratës Qendrore.

Për punime të dyshimta në këtë pjesë të hapësirës së shfrytëzuar nga UP-ja, Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ishte njoftuar edhe më 23 shtator 2025 dhe gjithashtu edhe më 25 tetor 2025, në natën kur u ndërtua me material të fortë shtesa e objektit, ndërsa drejtori i Inspekcionit bashkë me zyrtarë të UP-së dolën në vendin e ngjarjes të hënën, më 27 tetor 2025.

Universiteti i Prishtinës fton organet përgjegjëse komunale dhe shtetërore që nëse shtesa e objektit e ndërtuar para katër ditësh nuk ka leje, ta rrënojnë atë dhe ta kthejnë gjendjen ashtu si ishte para shtatorit 2025. Për më shumë, në hapësirën ku u shtua ky ndërtim ka dyshime të bazuara se zhvillohen edhe veprimtari të dyshimta që mund të mos kenë leje dhe nuk përkojnë me aktivitetet që duhet të organizohen në një kampus universitar.

Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që në hapësirat që shfrytëzon ta fuqizojë vazhdimisht mësimdhënien dhe kërkimin shkencor për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin ekonomik të vendit.