75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / MSH

Ministria e Jashtme e Sirisë: Njohja e Kosovës, shprehje e mbështetjes për vetëvendosje dhe paqe në Ballkan

Ministria e Jashtme e Sirisë ka deklaruar se “njohja zyrtare e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran buron nga besimi i Sirisë në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga përkushtimi i saj për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë”.

Në deklaratë, Siria gjithashtu “shpreh mirënjohje të thellë ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite për rolin e saj konstruktiv në afrimin e palëve, mbështetjen e dialogut dhe forcimin e mirëkuptimit, duke theksuar se këto përpjekje krijuan kushtet e duhura për marrjen e këtij vendimi”.

Damasku shprehet se pret me padurim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur, si edhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, në shërbim të interesave të përbashkëta të të dyja vendeve dhe popujve të tyre.

Edhe zyrtarisht, Siria njohu dje shtetësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 120-të që e njeh pavarësinë.

May be an image of text