75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / S Z

Arrestohet djali, rrahu nënën e tij

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  28.10.2025. Me 29.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës -nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.