Krasniqi e Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Zyrtarë të këtyre dy partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin që do të mbahet nesër në ora 12:00 në presidencë.
Ky takim po mbahet pas dështimit për formimin e qeverisë Kurti 3 nga ana e partisë fituese të zgjedhjeve të fundit parlamentare./IndeksOnline/

