75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Gj Sh

Amorim nominohet për trajnerin e muajit të Premierligës

Ruben Amorim ka marrë nominimin e tij të parë për trajnerin e muajit në Premier League, që prej se mori drejtimin e Manchester United.

Trajneri portugez është përfshirë në listën e ngushtë të katër pretendentëve për çmimin prestigjioz të muajit tetor, shkruan IndeksOnline.

Në garë me Amorim janë gjithashtu Mikel Arteta (Arsenal), Unai Emery (Aston Villa) dhe Andoni Iraola (Bournemouth), të cilët kanë pasur një periudhë mjaft pozitive me skuadrat e tyre.

Manchester United ka pasur rezultate të mira gjatë mujit tetor në ndeshjet e Premierligës.

Fituesi i çmimit “Manager of the Month”, do të shpallet në ditët në vijim./IndeksOnline/