Hajrulla Çeku prezanton prioritetet për Sofalinë, Bledin dhe Taukbahçen
 
				Në një tubim me banorët e lagjeve Sofali, Bled dhe Taukbahçe, në shkollën “Gjergj Fishta”, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, prezantoi prioritetet kryesore të programit qeverisës për këtë zonë.
Çeku tha se fokusi i mandatit të parë do të jetë përmirësimi i infrastrukturës bazike dhe investime direkte ne shërbimet publike për qytetarët e këtyre lagjeve.
Ndër projektet që do të realizohen gjatë mandatit të parë sipas Çekut do të jenë:
– Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, veçanërisht në Sofali dhe Bled.
– Rregullimi i kanalizimit fekal tek shkolla “Normale”.
– Ndriçimi i të gjitha rrugëve në lagje, përfshirë edhe parqet.
– Ndërtimi i QMF-ve për Sofali, Bled dhe Taukbahçe.
– Dy çerdhe të reja publike ose me bazë në komunitet.
– Linja të reja të transportit publik.
– Lidhja e lagjeve Vneshta dhe Bledi përmes rrugës së re.
– Mirëmbajtja e parkut në Taukbahçe, përfshirë tualetet publike dhe krojet.
– Renovimi dhe mirëmbajtja e Pishinës së Gërmisë.
– Ndërtimi i tregut të lagjes (lagjeve)
Hajrulla Çeku e përmbylli këtë tubim duke theksuar se ky do të jetë një rrugëtim i përbashkët me qytetarët në kapitullin e ri të Prishtinës funksionale dhe të jetueshme për të gjithë.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                