75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 31 Tetor 2025 / F.R

Përparim Rama: Çeku nuk kollitet në Prishtinë, nuk ka liri, dikush duhet me mbajt për dore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pasur kritika për kundërkandidatin e tij, Hajrulla Çeku. Rama tha se Çeku nuk ka liri për vendimmarrje.

“Kjo tregon se kush kullet, një person që nuk ka liri për vendimmarrje vet, të cilit i anulohen pjesëmarrjet në debate prej dikujt aty në parti pa e vetë atë hiç, e deri te dikush me ia mbajt dorën me marrë me veti si kryetari i partisë.

Këta e kanë tregu 8 vjet se çka munden me bo për zhvillim të Prishtinës. Prishtina ka pas stagnim total, Prishtina ka shku në humnerë”, tha Rama në RTV21.