75 Mall Live Search
23:37 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / MSH

Nesër mbyllet një prej rrugëve kryesore të Prishtinës, komuna tregon arsyen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një prej segmenteve kryesore të kryeqytetit, rruga “Eqrem Çabej”.

Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 18, për shkak të xhirimeve të filmit “DUA”, shkruan IndeksOnline.

Mbyllja përfshin segmentin nga semaforët kryesorë te Mensa e Studentëve, deri te katedralja Nënë Tereza.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Të dashur qytetarë,

Rruga Eqrem Çabej do të mbyllet përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, për realizimin e një skene të filmit “DUA”.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.

Lusim qytetarët të përdorin rrugët alternative për qarkullim, derisa xhirimet të përfundojnë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.