Bajrami: Shkuarja e Kurtit në opozitë është nderi më i madh që i bëhet Kosovës
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ndryshon dhe se largimi i tij nga pushteti do të ishte “nderi më i madh që i bëhet vendit”.
“Albin Kurti nuk ndryshon është i pandryshueshëm dhe LDK-ja duhet të bëjë përpjekje maksimale që me arrit një rezultat të mirë në zgjedhje dhe me qenë partnere në një koalicion qeverisës i cili ka 80 numra që është në gjendje me zgjedh edhe presidenten me një qeveri pa Albin Kurtin”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.
Ajo ka theksuar se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë dëmet më të mëdha politike që i ka shkaktuar vendit Albin Kurti.
“Unë besoj që largimi i Albin Kurtit, shkuarja e tij në opozitë është nderi më i madh që i bëhet vendit, marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit janë dëmet më të mëdha, kolosale politike që i ka shkaktu Albin Kurti”, ka deklaruar Bjarami./Indeksonline/

