Bajrami u përgjigjet reagimeve nga LVV e Presidenca me bisedën e Kusarit me Listën Serbe: Lajmërohuni kur t’i kryeni pazaret
				Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj sulmeve që shkuan sot në drejtim të saj, pas një deklarate lidhur me Listën Serbe dhe kritikave të saj për presidenten Vjosa Osmani.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës publikoi bisedën e deputetes së LVV-së Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiqin, të kërkuarin për sulmin terrorist në Banjskë që ia mori jetën rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Qe kush është me Listen Serbe dhe kush po më tregon mua për Radojiçiqin!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

