Përparim Rama sfidon Çekun: Pse nuk e ke kry Teatrin që tri vjet e gjysmë, e më akuzon mua për kryeqytetin?
				Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka sfiduar Hajrulla Çekun.
E ka pyetur pse nuk e ka përfunduar për tri vjet e gjysmë Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Për çfarë serioziteti e kryn Teatrin që 3 vjet e gjysmë, ti njeri serioz që din me punu e nuk tregon të pavërteta, trego për Teatrin. Që sa vjet ke investu në këto institucione, ku janë. Ti si ministër me kryeministër, që nuk i kryen projektet tash e katër vite, që kërkon ndihmë prej neve që ia kemi gjet vendin për Teatër, me çfarë serioziteti”, tha Rama në T7.
“E përderisa më akuzon mua që nuk kam bërë asgjë në kryeqytet, ky në ndërtesa ekzistuese nuk i ka përfundu për tri vjet. Nuk e kupton z.Çeku”, tha ai më tutje.

