75 Mall Live Search
22:47 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / B XH

Diaz pritet të largohet nga Real Madridi, ja ku pritet të transferohet

Sulmuesi Brahim Diaz po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Real Madridi gjatë merkatos së janarit.

Mungesa e minutave dhe konkurrenca e madhe në repartin ofensiv ka bërë që ai të kërkojë një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Sipas mediave spanjolle, AC Milan është opsioni më i mundshëm për rikthim, pasi lojtari shkëlqeu atje gjatë tre sezoneve huazim. Edhe Benfica ka shfaqur interesim, duke i ofruar rol kryesor në ekip.