75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / L A

Javën e kaluar drejtoi një ndeshje të Serie-s B, sot gjykon superndeshjen PSG-Bayern

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Bayern Munichut.

UEFA-ja, i besoi italianit Maurizio Mariani të gjykojë superduelin e së martës.

Ajo çka vlen të theksohet është se Mariani, në javën e kaluar kishte gjykuar një ndeshje të Serie-s B-së, atë midis Virtus Entellas dhe Empolit.

Mariani, mori kritika të shumta për gjykimin në ndeshjen Napoli-Inter, pasi i cili dha vendime kontraverse në atë ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja PSG-Bayern Munich, zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/