75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / P M

Dogana ndalon produkte të falsifikuara të “Apple”-t

Dogana e Kosovës, ka realizuar një ndalim të suksesshëm të mallrave me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 orë të mençura (smartwatch) që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si edhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit.