Bayerni s’e bën “hesap” kampionin, e mposhtë me një lojtar më pak
Bayern Munich ka vulosur sonte dëshminë se është kandidat serioz për të fituar Champions-in.
Bavarezët kanë mposhtur kampionët në fuqi, PSG-në, me rezultat 1:2, shkruan IndeksOnline.
Teksa po shijojnë formën jetike, Bayerni kaloi në epërsi me Luis Diaz, që në minutën e 4-të.
Dembele barazoi shifrat në minutën e 22-të, por sistemi VAR i anuloi golin – për pozicion jashtë loje.
Kur nuk shënon, PSG-ja pëson, me Diazin që sërish tundi rrjetën e Chevalier, në minutën e 32-të.
Por, pak pa përfunduar pjesa e parë Bayerni ndëshkohet të luajë me një lojtar më pak, me pikërisht Luis Diaz që ndëshkohet me të kuq, pasi ndërhyri ashpër ndaj Achraf Hakimit.
Shpresat e parisienëve në Parkun e Princave u ringjallen në minutën e 74-të, me Joao Neves që shënoi për 1:2.
Por, me pësimin e këtij goli u blindua mbrojtja e Bayernit, që e mbajti rezultatin e tillë deri në fund./IndeksOnline/

