Aksident i rëndë në rrugën Carralevë-Shtime, dy vetura rrokullisen në një gropë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Carralevë-Shtime.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se veturat kanë rënë në një gropë, pranë rrugës ku po zhvillohen punime.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje rreth rastit dhe do t’ju mbajë të informuar.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

