Shiten të gjitha biletat për stërvitjen e parë të Barcelonës në “Camp Nou”
Barcelona shumë shpejtë do të bëjë rikthimin në stadiumin e tyre ikonik, “Camp Nou”.
Pas dy vjetësh punime, “Camp Nou” do të përdoret nga klubi katalanas sërish gjatë këtij sezoni por ende nuk ka ndonjë datë se kur do të rikthehen.
Klubi për këtë ka aranzhuar një stërvitje të hapur për skuadrën në “Camp Nou”, me klubin që ka vendosur bileta për këtë ngjarje.
Në njoftimin e tyre në X, Barça njoftoi se janë shitur të gjitha biletat për këtë stërvitje të veçantë, duke bërë diçka që se ka bërë asnjë klub më parë.
Barcelona, sonte do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, ndaj Club Brugge në orën 21:00./IndeksOnline/

