Lëndimi i tmerrshëm i Hakimit, mësohet sa do të mungojë mbrojtësi maroken
Kanë dal rezultatet e lëndimit të mbrojtësit të PSG-së, Achraf Hakimi.
Sipas raportit mjekësor me të cilin raporton ”Dairo AS”, Hakimi pësoi një çarje të sindesmozës me përfshirje të lehtë të deltoidit, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti maroken si pasojë i këtij lëndimi do të jetë jashtë fushave për rreth dy muaj.
Trajtimi kërkon 2 javë imobilizim dhe midis minimum 4 dhe 6 javë rehabilitim.
Hakimi pësoi një lëndim të tmerrshëm, mbrëm në ndeshjen e Champions League, kundër Bayern Munich, pas një ndërhyrje nga Luis Diaz./IndeksOnline/


