Qarabag e ndal Chelsean me barazim, Pafos mposht Villarealin
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Champions League.
Në të dy ndeshjet, u arriten rezultate befasuese, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Qarabag e ndali Chelseasn me barzim 2-2.
Blutë e Londrës kaluan të parët në epërsi, me golin e Estevao, në minutën e 17-të.
Por Qarabag arriti ta përmbyste rezultatin qysh në pjesën e parë, ku Leandro Andrade barazoi shifrat në minutën e 29-të.
Epersinë Qarabagut ia dha Marko Janković, me golin e shënuar në minutën e 39-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Por një pikë Chelseas nga kjo përballje ja siguroi Alejandro Garnacho, me golin e shënuar në minutën e 53-të.
Befasi tjetër ishte që skuadra qipriote, Pafos e mposhti Villarealin, me rezultat 1-0.
Derrick Luckassen shënoi golin e fitores, në minutën e 46-të./IndeksOnline/

