75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / MSH

Sot protestojnë punëtorët e RTK-së

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës do të protestojnë sot, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.

Protesta zhvillohet te hyrja e objektit të RTK-së, në orën 11:00, raporton IndeksOnline.

Problemi me paga për punëtorët e televizionit publik është shfaqur nga pamundësia e votimit të buxhetit të RTK-së.

Për protestën e nesërme, Sindikata e punëtorëve të RTK-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe solidaritet nga ana e punëtorëve.

“Kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

RTK-ja aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit.

Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës” thuhet në deklarimin e SPERTK-së./IndeksOnline/