Legjenda Carragher kaloi disa momente fantastike me tifozët e Borussia Dortmundit në Mançester
Legjenda e futbollit angez, Jamie Carragher, kaloi mbrëmë momente fantastike me tifozët e Borussia Dortmundit.
Shumë prej tifozëve të klubit gjerman, udhëtuan në Angli për ta përkrahur skuadrën e tyre në UEFA Champions League, shkruan Indeksonline
Carragher ishte pritur mjaftë mirë nga tifozët në Gjermani, kështu që ai doli dhe i priti në Mançester.
Me pije, këngë dhe festë – Carragher dhe tifozët u nisen drejt stadiumit “Etihad”.
“Ishte fantastike. Ecëm nga qendra e Mançesterit, deri në stadium. Ata po argëtohen, mezi presin ndeshjen dhe janë pak të shqetësuar për Erling Haalandin”, u shpreh Carragher
Kujtojmë se skuadra e Dortmundit mbrëmë pësoi humbje 4:1 ndaj Manchester Cityt./Indeksonline/

