Legjenda De Rossi rikthehet në Serie-n A si trajner
Tashmë edhe zyrtarisht Daniele De Rossi është trajneri i ri i Genoas. Palët kanë firmosur mes tyre ditën e sotme kontratën, duke nisur kështu një bashkëpunim në Serie-n A.
42-vjeçari do të drejtojë ekipin deri në qershor të këtij viti, ndërsa do përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, atëherë kontrata zgjatet deri në vitin 2027.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë suksese në aventurën e re tashmë trajnerit të tyre. Ish-timonieri i Romës do të zhvillojë pasditen e sotme edhe stërvitjen e parë me ekipin në kuadër të përgatitjeve për duelin me Fiorentinën.
Pikërisht ndaj ekipit “vjollcë” do të debutojë te Genoa, në një duel për mbijetesë mes skuadrave në Serie-n A.
📝 Genoa CFC comunica di aver affidato a Daniele De Rossi la conduzione tecnica della prima squadra. Il nuovo allenatore ha già incontrato i giocatori in organico e dirigerà l’allenamento pomeridiano in agenda al Centro Sportivo Signorini.
— Genoa CFC (@GenoaCFC) November 6, 2025
La presentazione ai media con Diego… pic.twitter.com/eZ5qgagE1P

