75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Gj Sh

Drita me paraqitje të mirë në pjesën e parë ndaj Shelbourne, skuadra irlandeze me një lojtar më pak

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shelbourne – Drita, e vlefshme për fazën e ligës së Conference League.

Pas 45 minutave lojë ”Tallaght Stadium”, rezultati është i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Dritës pati paraqitje të mirë, ku disa herë rrezikoi portën kundërshtare.

Në anën tjetër, skuadra iralndeze është me një futbollist më pak në fushë, pasi James Norris u ndeshkua me karton të kuq në minutën e 17-të./IndeksOnline/