75 Mall Live Search
18:07 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / F.R

Publikohet “All Natural” nga Rita Ora dhe Yll Limani

Kënga e shumëpritur “All Natural” më në fund është publikuar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe artisti i njohur nga Kosova, Yll Limani, kanë bashkuar forcat për herë të parë në një bashkëpunim muzikor që ka ngjallur shumë interes te publiku.

“All Natural” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore, duke sjellë një kombinim të stilit unik të dy artistëve që përfaqësojnë muzikën moderne shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim pritet të jetë një nga hitet më të dëgjuara të vitit./IndeksOnline/