75 Mall Live Search
23:07 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Gj Sh

Rodri në dyshim për derbin ndaj Liverpulit

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri është në dyshim për ndeshjen e së dieles ndaj Liverpulit.

Mesfushori spanjoll ka pësuar një lëndim të ri së fundi, derisa para derbit të së dieles, Pep Guardiola ka deklaruar se nuk dëshiron të rrëzikoj atë, shkruan IndeksOnline.

”Mendoj se nuk do të rrezikojmë me Rodrin kundër Liverpoolit. Tani është pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare, pjesa më e mirë e sezonit është përpara nesh dhe kemi nevojë për të! Megjithatë, po luajmë pa Topin e Artë të dy sezoneve më parë, një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm”, deklaroi Guardiola.

Kujtojmë që Rodri kaloi pothuajse i lënduar tërë sezonin që shkoi, ku u rikthye në fushë gjatë muajit maj, por fatëkeqësisht ka pasur edhe lëndime tjera pas rikthimit.

Ish-fituesi i Topit të Artë ka luajtur vetëm tetë ndeshje këtë sezon me Manchester Cityn./IndeksOnline/