Trump shfaqet duke u kotur gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë
Imazhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump janë bërë virale në mediat ndërkombëtare teksa gjatë një konferencë në Zyrën Ovale, ai shfaqet duke dremitur në karrige.
Trump është fotografuar teksa qëndronte me sy mbyllur ndërsa në anë të tij po zhvillohej një konferencë lidhur me uljen e çmimeve të ilaçeve për humbjen e peshës. Në disa momente, sytë e Trump dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera dukej se luftonte t’i mbante hapur.
Këto imazhe janë përdorur më së shumti nga kundërshtarët e presidentit për të vënë në diskutim përformancën e tij në krye të SHBA-ve.
Donald Trump nuk është i vetmi president i vënë në qendër të mediave për të tilla ngjarje.
Theksojmë këtu se vetë Trump ka sulmuar kryesisht gjatë fushatës zgjedhore ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e etiketuar atë si “Joe i përgjumur”. Biden, presidenti më i vjetër në histori, është parë gjithashtu në momente duke mbyllur sytë gjatë ngjarjeve publike.

