Ndodhë zëvendësimi më i shpejtë në histori të Premierligës? (Foto)
Skuadra e Chelseat është duke fituar pas pjesës së parë kundër West Bromit me rezultat 1 me 0.
Por në pjesën e parë të kësaj ndeshje ndodhi diçka që rrallë herë shohim. Ish-lojtari i Liverpoolit, Daniel Sturridge hyri në fushë nga fillimi dhe doli menjëherë pas 3 minutave, shkruan IndeksOnline.
Ai pësoi një lëndim të vogël, dhe u detyrua të largohej nga fusha e “Stamford Bridge”.
Ky mund të llogaritet si zëvendësimi më i shpejtë në histori të Premierligës. Kujtojmë se vendin e tij e zuri Rodriguez./IndeksOnline/