75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / S Z

Muhaxheri: Peja votoi vertikalisht për lartësi, jo për ulësi!

Pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit dhe rezultateve të EXIT Poll-eve të cilat e nxorën bindshëm fiitues me 59.5 për qind, ka reaguar kryetari i  Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se disa e matën politikën me rreshta horizontalë, ndërkaq ata e matën me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan dhe  projektet që u përfunduan.  

“Disa e matën politikën me rreshta horizontalë. Ne e matëm me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan, projektet që u përfunduan.  Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi. Faleminderit Pejë”, ka shkruar Muhaxheri.