LDK e fiton Vitinë, por rezultati mund të përmbyset nga votat e diasporës
Me një dallim të vogël në vota, kandidati i LDK-së, Sokol Haliti është shpallur fitues në Komunën e Vitisë, sipas rezultateve të KQZ-së, raporton IndeksOnline.
Pas numërimit të 100% të votave, Haliti ka marrë 8 mijë e 352 vota, apo 50.60%, ndërsa kundër-kandidati i tij nga Vetëvendosje, Arsim Ademi ka marrë 8 mijë e 155 vota, apo 49,40%.
Pra dallimi në vota është vetëm 197 vota.
Votat e diasporës mund t’ia rrezikojë fitoren Sokol Haliti, pasi mbi një mijë votues nga diaspora janë të regjisturuar. /IndeksOnline/


