75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / KV

Zyra e BE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin dëshmi të demokracisë në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka mirëpritur, siç ka thënë, zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës. 

Palatova përmbyllje e ciklit të zgjedhjeve lokale e ka cilësuar si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

Të dielën qytetarët vendosën se kush do të udhëheqë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Junik, Dragash, Gjakovë, Kaçanik, Fushë-Kosovë, Mitrovicë të Jugut, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klinë, Mamushë dhe Kllokot.

20 komuna e kanë vendosur kryetarin në rundin e parë, i cili është mbajtur më 12 tetor.

Kryetarët e komunave kanë mandat 4-vjeçar.