Konfirmon Flick, Garcia rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve
Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga kampi i saj.
Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se portieri Joan Garcia do të jetë gati për rikthim menjëherë pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.
Garcia kishte munguar për disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor dhe tashmë do të rikthehet në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës në La Liga.
“Joan po përparon shumë mirë. Ai do të bashkohet me ekipin pas pushimit dhe kjo është një ndihmë e madhe për ne”, u shpreh Flick.
Barça, mbrëmë kishte fituar ndeshjen e saj ndaj Celta Vigos në “Balaidos” me rezultat 2-4./IndeksOnline/

