75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / H F

Pse krahët e Michelle Obamës u kthyen në lajm kombëtar?

Një nga momentet më simbolike për çdo Zonjë të Parë të Shteteve të Bashkuara është publikimi i portretit të saj zyrtar, fotografia që shpërndahet nga Shtëpia e Bardhë, arkivohet në Regjistrat Kombëtarë dhe shënon fillimin e një mandati. Për Michelle Obamën, ky portret u realizua 16 vite më parë dhe u komentua gjerësisht, jo vetëm për stilin, por edhe për… krahët e saj.

Në fotografinë zyrtare, ajo pozonte me një fustan të zi, pa mëngë, të stilistit amerikan Michael Kors. Dhe ndërsa sot, një dekadë e gjysmë më vonë, imazhi konsiderohet ikonë mode, aso kohe u ndez një debat publik befasues: pse Zonjës së Parë i dukeshin krahët 

 librin e ri fotografik The Look, që u publikua pak ditë më parë dhe dokumenton evoluimin e stilit të Michelle Obamës gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, ish-Zonja e Parë tregon se si ky “fiksim” i mediave dhe publikut u përdor për ta paraqitur si të “ndryshme”, duke e vënë në shënjestër për detaje që nuk kishin lidhje me rolin e saj.

Libri përfshin edhe dëshmi nga stilistja e saj Meredith Koop dhe dizajnerë që e veshën në momente të rëndësishme, duke treguar se si moda u shndërrua për Obamën në mjet përfaqësimi, diversiteti dhe fuqizimi.

Debati kulmoi kur ajo shoqëroi Barack Obamën në fjalimin e tij të parë në Kongres, sërish me krahë zbuluar. Mediat e etiketuan si “tepër informale” e madje “të papërshtatshme”, duke krijuar terma si “Sleevegate” për të përshkruar “skandalin”.