75 Mall Live Search
23:41 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / BA

Musliu-Shoshi reagon për procesin zgjedhor në Mitrovicë: Kur vota cenohet, demokracia lëngon

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me procesin e verifikimit të rezultateve në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar që e vërteta për procesin zgjedhor në Mitrovicë të zbardhet, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së votës si themel i demokracisë dhe lirisë së qytetarëve.

“Kur vota cenohet, demokracia lëngon.
E vërteta lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë duhet zbardhur, sepse vetëm ajo e mbron lirinë dhe dinjitetin e qytetarit.
Pa besim në votë, s’ka as drejtësi, as shtet”, ka shkruar Musliu-Shoshi./IndeksOnline/