75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / L A

Ronaldo: Botërori 2026 do të jetë i fundit për mua

Cristiano Ronaldo ka dhënë një njoftim të rëndësishëm rreth të ardhmes së tij me Portugalinë.

“CR7”, njoftoi se Botërori i vitit të ardhshëm do të jetë i fundit për të.

“Po, 2026 do të jetë Botërori im i fundit, 100%. Unë do të jem 41 vjeç”, deklaroi Ronaldo.

Portugezi, ka luajtur në 5 Kampionate Botërore duke nisur nga viti 2006 deri në më të fundën atë në 2022.

Botërori 2026, do të jetë i 6-ti për të dhe do të jetë mundësia e tij e fundit për të fituar trofeun më të rëndësishëm në futboll./IndeksOnline/