75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Rezervat shtetërore/ Prokuroria dorëzon në Gjykatë aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit

Rozeta Hajdari ka njoftuar se  Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzën për kontraktimin e rezervave shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari u shpreh se sapo të ketë pranuar të plotë dokumentin, do të deklarohet rreth çështjes.

“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022” u shpreh Hajdari.

Kujtojmë se Hajdari u intervistua në korrik të këtij viti, lidhur me blerjen e rezervave shtetërore.

“Ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pra e kemi klasifikuar vendin sekret sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuara, sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore. Por, në realitet Prokuroria Speciale bëri një gabim si një hap të pamenduar mirë duke dërguar dy policë hetues pa certifikatë sigurie dhe duke marrë dokumentet brenda një ore në MINT. Këtë e ka konstatuar edhe Inspektorati Policor, me raportin informues që dy policët hetues shkuan në MINT pa certifikatë sigurie të nivelit sekret.

Ky raport nga Inspektorati Policor, u dërgua edhe në Prokurorinë Speciale, për udhëzime të mëtejme, për veprime të mëtejme ndaj këtyre dy policëve. Në realitet, prokurori Valdet Gashi i cili po merret me këtë lëndë ka liruar nga përgjegjësia këta dy policë dhe vetë prokurori po shkel ligjin. Prokurori Gashi vetë po autorizon dhe vetë po liron nga përgjegjësia policët e pacertifikuar me certifikatë sigurie të nivelit sekret”, kishte deklaruar ajo, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale kishte nisur të premten e 18 gushtit 2023 aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë./IndeksOnline/