Endrick drejt Lyonit, palët janë në bisedime të avancuara
Sulmuesi brazilian, Endrick do të largohet përkohësisht nga Reali në merkaton e janarit.
Destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Franca, ku është shumë afër t i bashkohet Lyonit në formë huazimi.
Siç raporton Fabrizio Romano, Endrick është në bisedime të avancuara me gjigantin francez ku i cili do të shpresojë të gjejë minuta të rregullta dhe të sigurojë një vend në “Seleçao” për Botërorin 2026.
Lyoni nuk do të ketë të drejtën e blerjes, pasi që do të jetë vetëm një huazim i thjeshtë.
Endrick, këtë sezon ka luajtur vetëm 1 ndeshje në La Liga, atë ndaj Valencias më 1 nëntor./IndeksOnline/

