75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / L A

Ish-lojtari i Manchester Unitedit padit klubin, kjo është arsyeja?

Një ish-lojtar i Manchester Unitedit do të padis “Djajtë e kuq”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Axel Tuanzebe i cili akuzon klubin për neglizhencë mjekësore, duke thënë se klubi është fajtori kryesor për problemet e tij me lëndime që thotë se i ndikojnë ende në karrierë.

Padia thuhet se është ngritur në Gjykatën e Lartë në Londër dhe thotë se Tuanzebe “pret të marrë dëmshpërblim që tejkalon 1,000,000 £”. Unitedi refuzoi ta komentojë kur u kontaktua nga Sky News.

Rasti përqendrohet rreth frakturave nga stresi në pjesën e prapme të shtyllës kurrizore, të cilat Tuanzebe i përjetoi për herë të parë në janar 2020 dhe të cilat dyshohet se ishin bërë kronike deri në korrik 2022.

Tuanzebe, luajti për Manchester Unitedin në periudhën e viteve 2015-2023, ku numëron vetëm 37 paraqitje./IndeksOnline/