75 Mall Live Search
13:08 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / G T

Upamecano në Real Madrid? Flet Kylian Mbappe: Është mbrojtësi më i mirë në botë, çdokush e do…!

Kylian Mbappe është paraqitur sot në konferencë për media te Kombëtarja e Francës.

Ai ka folur për ndeshjet e muajit nëntor, por edhe për bashkëlojtarët e tij, në veçanti për Upamecanon, shkruan Indeksonline

Gazetarët e pranishëm në këtë konferencë e pyetën yllin e Real Madridit për një transferim të mundshëm të Upamecanos në Madrid, ai u përgjigj:

“Upamecano? Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë këtë sezon. Ai është mbrojtës dominant. Ai luan te një klub i fortë. Nuk do them asgjë, por kur flet për një lojtar si ai, të gjitha klubet do ta duan atë”.

27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me klubin e Bayern Munchenit./Indeksonline/