Edi Rama njofton se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave: Asgjë s’na ndalë drejt BE’së në 2030
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ky shtet ka arritur të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda një periudhe prej 12 muajsh, duke e cilësuar këtë si një “rekord absolut” në procesin e integrimeve evropiane.
Rama e ka përshkruar këtë arritje si një hap historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

