Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.
Mësohet se Krasniqi do ta ofrojë dorëheqjen në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.
Pas mbledhje së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.
Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar shtatë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti.Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën./Indeksonline

