Bulliqi: Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë që e lidhë Podujevën me Mitrovicën
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë.

Sipas Bulliqit ky segment lidhë Podujevën me komunën e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë që e lidhë komunën tonë me Mitrovicën.

Së shpejti ky projekt do të përfundojë dhe kështu do të krijojë qasje më të lehtë dhe më të sigurtë për banorët e kësaj zone dhe qytetarët që e frekuentojnë./Indeksonline/

