Zyrtare: Finalja e Euro 2028 do të zhvillohet në Wembley
Stadiumi ”Wembley” në Londër do të jetë arena që do të presë finalen e Kampionatit Europian “EURO 2028”, e planifikuar të zhvillohet më 9 korrik 2028.
Cardiff do të presë ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2028, e cila do të zhvillohet me 9 qershor, raporton Reuters, transmeton IndeksOnline.
Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda, do të jenë organizatore të Euro 2028, duke përfshijë 51 ndeshje që përfshijnë 24 kombëtare.
Kampionati do të zhvillohet në nëntë stadiume në tetë qytete, duke përfshirë edhe Birminghamin, Dublinin, Glasgoun, Liverpoolin, Mançesterin dhe Newcastlein.
Gjysmëfinalet dhe një çerekfinale do të zhvillohen gjithashtu në Wembley, ndërsa ndeshjet e tjera të tetë finaleve do të zhvillohen në Dublin, Glasgow dhe Cardiff.
Ndeshjet në raundin e 16-të do të shpërndahen në të gjitha stadiumet pritëse, me përjashtim të Wembley-t. Kombet pritëse që kualifikohen direkt për turneun do t’i shohin ndeshjet e tyre të fazës së grupeve të luajtura në shtëpi./IndeksOnline/
OFICIAL. Wembley Stadium será la sede para la final de la EURO 2028. 🏴🏆 pic.twitter.com/lK24Wya23i
— Futbol de Inglaterra (@Mercado_Ingles) November 12, 2025

